Reth “Manex”

reth_manex

„Manex“ është një firmë moderne që ofron një spektër të gjerë trupash ndriçues për ambientet e banimit dhe ambientet afariste, me dizajn modern dhe dekorativ. Qëllimi ynë kryesor është t’i sjellim në Maqedoni kompanitë më të njohura evropiane që merren me prodhimin e trupave ndriçues, duke u bërë përfaqësues të këtyre kompanive. Gjatë funksionimit shumëvjeçar nga shitore të zakonshme, ne u shndërruam në sallone që janë kompletuar me një asortiment të gjerë trupash ndriçues. Si rezultat të qëllimeve të qarta afariste „Maneks“ zhvillohet vazhdimisht dhe me siguri, duke ndjekur trendet e reja dhe kërkesat e tregut.
Për të ndriçuar shtëpinë dhe kopshtin Tuaj ose ambientet Tuaja afariste sipas dëshirave dhe nevojave Tuaja, zgjidhjen mund ta kërkoni tek ne. Ne do t’ju ofrojmë produkte që do të përputhen në mënyrë perfekte me nevojat Tuaja për ndriçim.
Ne ofrojmë trupa ndriçues me cilësi të lartë dhe çmime të arsyeshme, por edhe produktet më moderne që përmbajnë teknologjinë e të ardhmes së ndriçimit. Duke ndjekur trendet ndërkombëtare ne zëvendësojmë dritat tradicionale me dritat e reja Power led me fije ndriçuese. Ne jemi në gjendje t’u mundësojmë klientëve tanë të blejnë trupa ndriçimi me dizajn modern për kuzhinat e tyre, dhomat e ndenjës, dhomat e ngrënies, dhomat e fëmijëve dhe për ambientet e tjera të shtëpisë, si dhe drita për përdorim të jashtëm. Me ekipin tonë të shitjes me kualifikime të larta ne bëjmë përpjekje që klientët t’i njohim me të gjitha mënyrat e reja, zgjidhjet dhe solucionet, që ato t’i shndërrojnë shtëpitë e tyre në një vend më komod për të jetuar. Duke ndjekur trendet ndërkombëtare, në ofertën tonë përfshihet zëvendësimi i dritave tradicionale me dritat e reja Power led me fije ndriçuese. Trendet ndërkombëtare i ndjekin edhe firmat me të cilat bashkëpunojmë, që vijnë nga shumë vende evropiane, siç janë CASA LUCE, OZCAN, PELSAN, MASSIVE (PHILIPS), Eglo etj. Ne bëjmë përpjekje që në çdo kohë klientëve tanë t’ua mundësojmë informatat e nevojshme që ato të zgjedhin produktin e duhur. Për këtë qëllim, ne përdorim katalogë profesionalë dhe faqe Interneti të kompanive përkatëse, me ndihmën e të cilave klientët janë në gjendje për ta shprehur stilin e tyre gjatë dizajnimit të shtëpive me drita të ndryshme, duke ruajtur stilin individual gjatë zgjedhjes së ngjyrës dhe efektit të dritave. Të gjitha produktet tona kanë shenjë dalluese dhe plotësojnë të gjitha stilet në përputhje me standardet ISO. Ne gjithmonë kemi vizion të qartë gjatë funksionimit, duke u kujdesur për kulturën e bashkëpunimit dhe inovacionit dhe bëjmë përpjekje për të qenë sa më kreativë, ndërsa kjo mënyrë veprimi inkurajon dhe motivon punonjësit fillimisht të formojnë strukturën e ekipit, por edhe strukturën e duhur me klientët dhe partnerët e biznesit. Kjo mënyrë funksionimi u mundëson klientëve dhe partnerëve tanë të biznesit, përfshirë edhe arkitektët, të jenë në hap me inovacionet dhe investimet, gjatë kërkimit të mënyrave të reja të dizajnimit të ambienteve me trupa ndriçimi, që përmbajnë thelbin e revolucionit led. Për të siguruar zhvillim të vazhdueshëm, ne bashkëpunojmë me kompanitë përkatëse edhe jashtë kufijve të Maqedonisë. Ne ndjekim vazhdimisht trendet evropiane dhe caktojmë korniza kohore, por edhe çmime të arsyeshme, më saktësisht ofrojmë ulje të çmimeve të produkteve konkrete, që zëvendësohen me trupat ndriçues me dizajn të sofistikuar dhe cilësi më të lartë, duke hapur mundësinë për të ofruar produkte të reja sa më shpejtë të jetë e mundur.
Hyrje e veçantë, montim dhe llojet e dritave
Ne kemi produkte për ndriçim të brendshëm dhe të jashtëm të objekteve të banimit dhe afariste. Gjithashtu, kemi ekip me kualifikime të larta që përbëhet nga shitës, elektricist dhe montues që mund t’ju ofrojnë dhe instalojnë ndriçim të shkëlqyer, duke përdorur trupat ndriçues me dizajn modern, që përmbajnë drita të teknologjisë më të re. Ne gjithashtu kemi edhe drita të zakonshme me fije ndriçimi që harxhojnë më shumë energji, drita të zakonshme dhe drita Power led. Dritat ekonomike harxhojnë pak energji elektrike ndërsa raporti me harxhimin që e bëjnë dritat e zakonshme është 5:1. Dritat e reja Power led harxhojnë 10 herë më pak energji elektrike dhe mundësojnë dritë që është 10 herë më e fortë se llambat e zakonshme.

Orari i punës:

Nga e Hëna deri të Premten  09:00 – 20:00h

E Shtunë – 09:00 – 18:00h
E Diel – Ditë jo pune